Lajme

Deputetja e LDK-së: Gjysma e çmimit të naftës shkon për shtetin

04/06/2026 10:11
nga:Genita C

Janina Ymeri, deputete e LDK-së ka ngritur shqetësimin për çmimet e larta të naftës, duke theksuar se sipas të dhënave të Doganës, çmimi mesatar i importit në mars ka qenë rreth 0.77 euro për litër.

Ajo shpjegon se me shtimin e akcizës dhe TVSH-së, çmimi arrin në mbi 1.33 euro për litër para fitimit të tregtarëve.

Sipas Ymerit, rreth 56 cent për çdo litër përfundojnë në arkën e shtetit, ndërsa akuzon Qeverinë se nuk po ul taksat mbi karburantet, duke e cilësuar situatën si barrë për qytetarët.