Lajme

Deputetja e LDK-së e zhgënjyer me pushtetin e LVV-së në Gjilan

07/23/2022 17:05
nga:Astrit Gashi

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë se veç 19.4 për qind e qytetarëve janë plotësisht të kënaqur me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, sipas një sondazhi të HELVETAS-it.

Ajo tha se si e ka filluar me këtë trend, pushteti i LVV-së në kryeqendrën e Anamoravës do të mbetet një nga qeverisjet më zhgënjyese lokale.

“Nuk është lehtë të drejtosh një nga komunat më të mëdha në Kosovë dhe qendrën kryesore të Anamoravës, pavarësisht dëshirës për pushtet”, shkroi ajo në Facebook.