Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka hedhur në drejtim të Qeverisë Kurti dhe kryeministrit personalisht.
Rexhepi tha se Qeveria Kurti ka ardhë në pushtet me manipulime dhe se Kurti është i gatshëm ‘ të shkelë në kufomat e gjithsecilit vetëm me arrit vetë’.
“Këta asnjëherë nuk kanë bërë përpjekje me u antarësu në ndonjë organizatë ndërkombëtare. Kjo Qeveri ka ardhë në pushtet me manipulim, me kauza të rrejshme dhe unë kam një bindje personale se zoti Kurti shkel mbi kufomat e gjithsecilit vetëm me arrit vetë dhe me tha unë e kam ban” deklaroi deputetja e LDK-së.
Bunjaku-Rexhepi ka komentuar edhe takimin e datës 4 prill që pritet të mbahet ndërmjet Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq në Bruksel.
“Si mundet me besu unë tek Bislimi, kur i njëjti ka pas deklaru se atë ditë që do të ketë Asociacion Bisnik Bislimi nuk do të jetë më në Qeveri. E tani Asociacionin e pranuan këta vetë dhe i njëjti vazhdon të jetë në Qeveri. Eshtë shumë e ulët me diskutu për Besnik Bislimin, sepse nuk i besoj absolutisht. Ai mundet me shku në bisedime edhe me u kthy por kurgja nuk është në favor të Republikës së Kosovës. nëso po flasim për Asociacionin si po e quajnë këta, këta qysh herët e kanë refuzu decentralizimin, Vetëvendosja ka shkatërru kundër decentralizimit, ka refuzu edhe Pakon e Ahtisarit. Edhe këtë Pavarësi zoti Kurti e ka kundërshtu, himin se ka pranu. Tani po i pranon të gjitha, është mirë me dit qytetarët se kauzat e tij kanë qenë komplet të rrejshme. Aq më pak smundem me i besu Bilimit në këtë rast sepse çdo gjë që ka fol u vërtetu e kundërta ” tha deputetja e LDK-së për “Gazeta Blic”


