Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së aktorit, Hajrullah Ramizi.
Ajo në Facebook ka shkruar se skena e teatrit do të ndjejë mungesën e tij. Tutje ajo ka shtuar se humbja e kolegut të saj është e rëndë.
Postimi i plotë:
Një ditë të gjithë do të largohemi nga kjo botë.
Por kur largohesh me vepra të mira edhe dhimbja për të gjallët është ma e lehtë!
Hajro ishte i mirë me të gjitha të mirat.
Gjithmonë do ta kujtojmë të hareshëm të dashtun e shumë të sjellshëm.
Skena do ta ndjejë mungesën e tij, edhe kokegët edhe shokët edhe shoqet e më së shumti familja!
Ngushëllime të gjithëve për këtë humbje të papritur e shumë të randë.


