Lajme

Deputetja e AAK-së: Shefi i CIA-s ka ardhur për ti përcjell mesazh Kurtit që të mos luaj me fatin e Kosovës!

08/24/2024 20:58
nga:Y I

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka folur në lidhje me vizitën e Shefit të CIA-s në Kosovë, William Burns.

Bytyqi tha se një vizitë e tillë është jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën por se i njëjti ‘nuk ka ardhur bash për qef por për të përcjell mesazh Kurtit që të mos luaj me fatin e Kosovës’.

“Vizita e drejtorit te CIA-se ishte nje vizitë tejet e rendesishme per vendin tone. Por njekohesisht mendoj që duke qenë në nje kohe kritike të raporteve tona me Ameriken, per shkak te politikave demtuese nga kryeministri Kurti, William Burns nuk është që ka ardh bash per qejf por per ta percjell nje mesazh Kurtit dhe tjereve qe te mos luaj me fatin e Kosoves, e aq me pak kur kemi te bejme me sigurinë e vendit meqenese e dime se çfarë ka prodhuar pergjate gjithe qeverisjes kryeministri Kurti” tha deputetja Bytyqi për “Gazeta Blic”.

Ajo potencoi se një vizitë e këtij niveli është dëshmi se Amerika e ka parësore sigurinë në Kosovë.

“Kjo është edhe nje deshmi se Amerika e ka paresore sigurinë në Kosove andaj edhe angazhohet në kete drejtim por është mire qe ky raport e kjo miqesi të mos cenohet nga askush” përfundoi përgjigjen e saj dhënë për “Gazeta Blic”, deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.


Albana Bytyqi, AAK!

Shefi i Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, para ardhjes në Prishtinë qëndroi në Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi.

Burns në Prishtinë mbajti takim me Presidenten, Vjosa Osmani, dhe Kryeministrin, Albin Kurti.

Ky i fundit e cilësoi si ‘moment historik’ takimin me të parin e Inteligjencës Amerikane.

“Kjo vizitë përfaqëson një moment të rëndësishëm historik në marrëdhëniet bilaterale Kosovë – ShBA, ku u theksua përkushtimi i Qeverisë dhe institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, me në krye AKI-në, për të avancuar bashkëpunimin me CIA-n.Vizita historike e Drejtorit të CIA-s, z. Ëilliam Burns, në Kosovë, vlerësohet lartë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ajo është dëshmi e marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme midis dy shteteve dhe është një mundësi e artë për të thelluar bashkëpunimin strategjik, për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë” u tha në njoftimin e Qeverisë pas takimit.

/Gazeta Blic/

“Moment historik”, kështu e cilësoi Kurti takimin me shefin e CIA-s