Euro2024

Deputetja e AAK-së: Serbia vazhdon ta ndjek rrugën e kriminelit Millosheviq

06/16/2024 22:08
nga:E K

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas vendosjes së flamujve serb me hartën e Kosovës në ndeshjen me Anglinë.

Kadrijaj ka thënë se Serbia vazhdon të ndjek rrugën e shovinizmit të kriminelit Millosheviq.

“Serbia agresore, po e dëshmon çdo ditë që ka mbetur dhe vazhdon të ndjekë rrugën e shovinizmit dhe nacionalizmit të kriminelit Sllobodan Millosheviq”, ka thë Kadrijaj.

Postimi i plotë:

E tmerrshme!

Serbia agresore, po e dëshmon çdo ditë që ka mbetur dhe vazhdon të ndjekë rrugën e shovinizmit dhe nacionalizmit të kriminelit Sllobodan Millosheviq!

Këtë e dashmon edhe kjo paraqitje e tifozëve serb sonte në ndeshjen e futbollit mes Anglisë dhe Serbisë, të cilet të frymezuar nga politika ekstreme nacionaliste, kanë vendosur flamuj me hartën e Kosovës të mbuluar me simbole shoviniste serbe!

I bëjmë thirrje Ministrisë për Punë të Jashtme të Kosovës të reagoj urgjent, dhe të kërkoj nga UEFA, si organizatore e këtyre garave, të denoj Serbinë për aktet të tilla destabilizuese e nacionaliste, dhe të mos lejoj më skena të tilla!