Lajme

Deputetja e AAK-së: Memli Krasniqi lider shumë i dobët

06/23/2023 18:13
nga:Astrit Gashi

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të PDK-së, Memli Krasniqi në raport me nismën e AAK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti përmes mocionit.

Kadrijaj ka thënë se ka mjaftueshëm njerëz të pjekur në PDK që e japin nënshkrimin për mocion dhe që mendojnë për Kosovën.

“Po më çuditë sa i dobët po del ky “ lideri” i PDK-së! Unë besoj se ka njerëz mjaftueshëm të pjekur në atë parti që jo vetëm e japin nënshkrimin për mocion, por seriozisht mendojnë për Kosovën dhe situatën që jemi, e jo kalkulime qesharake si ky i ulëses së fundit, në vagonin e fundit e besa edhe në stacionin e fundit”, ka thënë Kadrijaj.