Lajme

Deputetja e AAK-së: Këto janë veprimet që duhet të ndërmarrë opozita për të ndalur veprimet e Qeverisë Kurti!

02/27/2024 12:11
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Qeveria po rrezikon humbjen e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai thotë se në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi duhet t’i jepet fund “qeverisë anti-shtet të Albin Kurtit”.

“Kosova sot është në udhëkryq, është në një fazë vendimtare politike. Orientimi që ka marrë udhëheqja politike, po i rrezikon krejt të arriturat e deritashme të Kosovës. Sot jemi në prag të humbjes së mbështetjes së partnerëve strategjikë, posaçërisht të partneritetit me Shtetet e Bashkuara, që mund të ketë pasoja katastrofike për vendin. Në një situatë të tillë, është obligim i yni forcimi i alternativës politike që i jep fund “qeverisë anti-shtet të Albin Kurtit” ka deklaruar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me deklaratën e Haradinajt dhe se çfarë veprimesh duhet të ndërmarr opozita për të ndalur veprimet e kryeministrit Kurti, ka folur për “Gazeta Blic” deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Kadrijaj tha se duhet të ketë veprime opozitare, llogaridhënie, thirrje në debate parlamentare, interpelanca pasi kjo është puna e opozitës.

“Me veprime opozitare, me deklarata, me transparencë, me llogaridhënie me përballje karshi veprimeve të kësaj Qeverie, nëpër media, me thirrje në debate parlamentare, interpelanca etj. Eshtë detyrë e opozitës me shiku punën dhe veprimet e Qeverisë. Eshtë hera e parë që kemi marrë një ndëshkim të tillë publik, ku drejpërdrejtë është deklaruar se ‘qeveria po rren’ dhe karshi këtij qëndrimi do të sillen edhe SHBA-të” deklaroi Kadrijaj për “Gazeta Blic”.

Time Kadrijaj, AAK

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qenë i ashpër në qëndrimet e tij karshi kryeministrit Kurti pas ‘përpasjes’ që ku i fundit pati me SHBA-të për çështjen e dinarit.

Ai ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të ekzekutivit, i cili ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara është i mirë, por se kjo nuk do të thotë që dy vendet “pajtohen absolutisht për gjithçka”.

“E para, Kosova është aleat në çështjet e sigurisë globale dhe kjo nuk mund të ndryshojë asnjëherë, pavarësisht se kush është në krye të qeverisë. Kjo është, jo vetëm përcaktim, por edhe orientim i pandryshueshëm i yni. Deklaratat e kryeministrit se jo për gjithçka pajtohemi me Shtetet e Bashkuara, janë përpjekje dëshpëruese të tij për t’i fshehur mospajtimet e tij, pikërisht aty ku nuk duhet, në sferën e sigurisë.  Për sigurinë, nuk mund të ketë as dallime e as mospajtime me partnerët! Siguria e Kosovës dhe Rajonit, garantohet vetëm duke qenë të bashkuar me aleatët, posaçërisht me ShBA dhe duke u bërë pjesë e NATO-s!”, shkroi Haradinaj raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Ramush Haradinaj: T’i japim fund qeverisë anti-shtet të Albin Kurtit, jemi në rrezik me humb SHBA-në