Lajme

Deputetja e AAK-së feston ditëlindjen, Konjufca e uron: E ke me një datë shumë historike dhe romantike

02/14/2024 12:10
nga:G B

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj sot feston ditëlindjen e 59-të.

Ajo ka marrë një urim të veçantë nga kryeparlamentari Glauk Konujfca pak para fillimit të seancës plenare.

Kur të gjithë deputetët menduan që Konjufca do të bënte urimin për 3 vjetorin e fitimit të zgjedhjeve nga LVV, ai uroj deputeten Kadrijaj.

“Para se të fillojmë me seancën dua ta bëjë një urim të veçantë. Time Kadrijaj ka sot ditëlindjen. Urime Time jetë të gjatë prej të gjithë deputetëve dhe kryetarit. E ki ditëlindjen me një datë shumë historike dhe romantike në të njëjtën kohë. Meqë jemi këtu urime edhe gjithë të dashuruarve”, tha Konjfuca.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës në rend dite sot ka katër pika.

Në rend dite, është edhe votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, propozimi për përzgjedhjen e një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu në rend dite është zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës.