Lajme

Deputetja e AAK-së e dënon gjuhën e Muratit ndaj Dumoshit: Ministri të kërkoj falje, kjo arrogancë nuk ka vend në Parlament

05/19/2022 19:36
nga:Genita C

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka reaguar ndaj gjuhës së përdor sot në Kuvendin e Kosovës, nga Ministri i Financave, Hekuran Murati drejtuar deputetes së LDK-së, Vlora Dumoshit, raporton GazetaBlic.

Bytyqi thotë se është e patolerushme dhe shumë e ulët sjellja e Ministrit.

Sipas saj, një gjuhë e tillë nuk ka vend në Parlament dhe Murati duhet të kërkoj falje menjëherë.

“E patolerueshme dhe tejet e ulët sjellja e sotme e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati kundrejt deputetes së LDK-së, znj.Vlora Dumoshi. Kjo arrogancë, nuk ka vend në Parlament dhe është zhgënjyese që një ministër zgjedh sulmin para argumenteve. Distancohem nga Grupi i Grave Deputete derisa të reagojë kryesuesja e këtij Grupi, Tinka Kurti dhe Z. Murati, të kërkoj falje për gjuhën e përdorur!”, ka shkruar Bytyqi në “Facebook”.

“Arrogant, injorant”, përplasje mes Muratit dhe Dumoshit: Prej se ju mbaj mend keni ndërhy në fjalët e dikujt tjetër