Lajme

Deputeti ukrainas: Në Mariupol ka ushqim veç për tri ditë, para se të fillojë uria

03/09/2022 11:27
nga:Donika Fetahu

Deputeti ukrainas, Dmytro Gurin, ka thënë se autoritet besojnë në qytetin e rrethuar juglindor të Mariupolit besojnë se u kanë mbetur në dispozicion vetëm tre ditë furnizime ushqimore përpara se të fillojë uria.

Gurin, prindërit e të cilit jetojnë në Mariupol, i tha BBC-së se zyra e kryetarit i kishte thënë se rrugët e qytetit janë të mbushura me trupa dhe se autoritetet janë detyruar të hapin një “varr masiv për 33 persona, sepse nuk mund të shkojnë në varreza për shkak të bombardimeve”.

Ai tha se qytetet paqësore po bombardohen, duke shtuar se lagjja ku jetojnë prindërit e tij, nuk ka pasë asnjëherë infrastrukturë ushtarake.

Gurin u bëri thirrje vendeve perëndimore të pranojnë se “Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar” dhe i kërkoi SHBA-së që të lejojë Poloninë të pajisë Forcën Ajrore të Ukrainës me avionë luftarakë MiG-29.

“Pyetja e vetme se kur duhet t’i bashkohen këtyre forcave është se sa ukrainas vdesin dhe sa ukrainas do të vdesin brenda një jave”.

“Britania e Madhe e bëri këtë zgjedhje 80 vjet më parë dhe ne mendojmë se është një zgjedhje e rëndësishme, jo vetëm për ne, por për ju dhe për të ardhmen tuaj”.