Lajme

Deputeti me numer 48 i mirëpret në aeroport mërgaten e merr perkrahje të madhe

02/08/2025 15:24
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka ndarë pamje nga pritja që i’u ka bërë mërgatës në aeroport nga të cilët ka marrë përkrahje të madhe.

“Mërgata zbarkon në atdhe” shkruan Bajqinovci.

Bajqinovci thekson se ka një mobilizim të paparë për fitoren e madhe të Albin Kurtit më 9 shkurt!

“Sot, shumë aeroplanë po zbarkojnë në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, duke sjellë me vete energjinë dhe përkushtimin e pashoq të mërgatës sonë të dashur!” shkruan Bajqinovci në postimin e shpërndarë raporton “Gazeta Blic”.

Mefail Bajqinovci kandidon në këto zgjedhje me numrin 48.

Postimi i plotë:

Mërgata zbarkon në atdhe!

Sot, shumë aeroplanë po zbarkojnë në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, duke sjellë me vete energjinë dhe përkushtimin e pashoq të mërgatës sonë të dashur!

I mirëpritëm me ❤️

Mobilizim i paparë për fitoren e madhe të Albin Kurtit më 9 shkurt!

Kosova është e bashkuar si kurrë më parë për të vazhduar punët e mira dhe për të forcuar të ardhmen tonë të përbashkët.

✅ Lëvizja 118

✅ Mefail Bajqinovci 48