Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Meta është bërë nervoz me qytetarët që nuk po e presin festën e Kurban Bajramit në shtëpitë e tyre, shkruan Gazeta Express.
Meta në një postim në “Facebook” ka thënë se kjo festë nuk po festohet si më parë.
Sipas tij njerëzit në këtë festë po ikin në bregdet për të pushuar.
” Me kenaqesi doja te vija tek ju, e ju te vini tek une per te shkembyer urimet e ndare gezimin sebashku nen emeblsine e bakllavase ashtu sic festuan prinderit tane e ashtu sic e ka tradita neper shekuj. Uroj Bajramin per ju, ashtu siç uroj qe te mos behemi komuniteti qe ne cdo feste bujare, e shqiptare, e fetare-t’i braktisimi shtepite tona”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë
Urime festa e gezimit, Kurban Bajrami edhe per te gjithe Ju te cilet nuk ndodheni ne shtepite e juaja. Nuk ndodheni sepse planifikuat qe me rezervimet e juaja t’i stermbushni hotelet ne bregdetin shqiptar dhe ne ate te Malit te Zi, ne Turqi dhe gjithandej. Me kenaqesi doja te vija tek ju, e ju te vini tek une per te shkembyer urimet e ndare gezimin sebashku nen emeblsine e bakllavase ashtu sic festuan prinderit tane e ashtu sic e ka tradita neper shekuj. Uroj Bajramin per ju, ashtu siç uroj qe te mos behemi komuniteti qe ne cdo feste bujare, e shqiptare, e fetare-t’i braktisimi shtepite tona. Katandisje e perikje! Uroj bajramin sic uroj qe kjo varferi shpirterore e sociale te varferohet sa me shpejt! Uroj bajramin sic uroj ne mirekuptimin tim te te gjithe atyre te cilet me te vertete shkuan per te pushuar, e jo per te “pushuar” keto dy dite.Sinqerisht, Burimi.


