Lajme

Deputeti i VV’së thotë se partia e tij nuk e jep postin e kryeministrit: Kjo e lëndon demokracinë

3 ditë më parë
nga:G C

Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Driton Hyseni, ka thënë se pas certifikimit të rezultateve do të fillojnë negociatat për formonin e Qeverisë. Megjithatë, ai ka përjashtuar çdo mundësi të bashkëpunimit pa postin e kryeministrit.

‘’Nuk shoh ndonjë mundësi që partia fituese të heq dorë nga posti i kryeministrit dhe atë të ja jap dikujt që mund të ketë marrë ndoshta as gjysmën e votave që ka marrë partia fituese. Unë mendoj se kjo e lëndon demokracinë dhe të gjitha proceset që mund të derivojnë nga angazhimet tona politike institucionale’’, tha Hyseni për RTV21

Deputeti Hyseni shprehet i bindur se LVV-ja do ta krijojë Qeverinë e re. Sipas tij, përveç deputetëve të partive minoritare jo serbe mund të ketë edhe deputetë të partive të tjera shqiptare që do të votojnë për Qeverinë Kurti