Lajme

Deputeti i VV’së: Kurti do të takohet së shpejti me Vuçiqin

05/31/2023 22:00
nga:G C

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se së shpejti do të ketë takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Rexhaj, ka parafrazuar kryeministrin Kurti, ku tha se ai është për ta përfunduar Marrëveshjen e Ohrit, në kuptimin që sa më shpejtë të fillohet me zbatimin e saj.

“Unë e di që së shpejti do të ketë takim me Vuçiqin. Edhe Kurti e tha që unë jam për m’u taku. Ne e kemi një marrëveshje të dakorduar të Kosovës dhe Serbisë që është marrëveshja e Ohrit. Madje, Kurti tha që unë jam për me krye marrëveshjen shpejt e shpejt, në kuptimin që me fillua me zbatimin e saj”, tha deputeti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas Rexhajt, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, nënkupton që të largohen forcat paralimitare në veri të Kosovës.

“Zbatimi i saj nënkupton që forcat që janë atje paralimitare dhe bandat kriminale me u largu prej aty, pra marrëveshje e Ohrit edhe këtë e sheh. Është kusht i qeverisë, sepse duhet të largohen ato struktura kriminale ose e tha një gjë tjetër tha duhet me qenë në burg. Pra, ose ikë prej kufirit, ikë prej Kosovës se je kriminel”, tha ai.