Lajme

Deputeti i VV’së kritikon LDK-në për mungesë të programeve për përmirësimin e Infrastrukturës në Prishtinë

09/08/2024 13:39
nga:Genita C

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka shprehur shqetësim të thellë mbi performancën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës në kryeqytet, raporton GazetaBlic.

Në një postim të fundit, ai ka vënë në dukje se, ndërkohë që qytetarët e Prishtinës prisnin përmirësime të dukshme në këto fusha, e vetmja arritje e nga LDK-ja është vendosja e 100 kontejnerëve për mbeturina.

Bajqinovci ka theksuar: “A janë këto standardet për një kryeqytet si Prishtina? Pse vazhdimisht dëgjojmë ankesa nga komuna se niveli qendror po i pengon, ndërsa projektet konkrete mungojnë? Qytetarët e meritojnë më shumë se kaq!”

Në këtë kontekst, Bajqinovci ka ngritur pyetje të rëndësishme mbi efikasitetin e politikave të implementuara dhe ka kritikuar mungesën e përpjekjeve të dukshme për të adresuar nevojat emergjente të qytetarëve.