Lajme

Deputeti i VV’së: Jemi për shtet, jo pushtet – Do të fitojmë edhe më shumë në zgjedhjet e ardhshme

10/24/2023 09:37
nga:Genita C

Deputeti i VV’së, Halil Thaçi në një intervistë për GazetaBlic thotë se VV’ja ka shtrirë sovranitetin në pjesën veriore të Kosovës.

Thaçi shton se partia e tij e ka dëshmuar veten se janë për shtet dhe jo për pushtet.

“Tashmë besoj që edhe me shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit, ku Republika e Kosovës defakto nuk ka pasë qasje në atë pjesë, popullata në atë pjesë ka qenë e deskriminuar e shantazhuar nga kriminelët e ndryshëm”, tha Thaçi.

“VV’ja e ka dëshmuar veten se është për shtet dhe jo vetëm për pushtet, ne do të vazhdojmë që deri në zgjedhje që të punojmë për të mirën e vendit.”, shtoi ai.

Thaçi thotë se kurdo që mbahen zgjedhjet, VV’ja do të fitojë edhe më shumë se sa në zgjedhjet e kaluara.

“Unë mendoj se mbështetja do të rritet edhe më shumë”, tha Thaçi për GazetaBlic.

Deputeti i VV’së i përgjigjet Lutfi Hazirit: As Vuçiqi s’e kërkon kaq shumë Asociacionin