Lajme

Deputeti i VV-së: Zgjedhjet në veri mundësi e mirë për serbët, Qeveria i bëri ballë sfidës për ruajtje të sovranitetit dhe integritetit territorial

07/18/2023 22:43
nga:G B

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka folur për takimin e nesërm të përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviç në Bruksel.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se pala kosovare vazhdimisht është treguar konstruktive në dialog.

“Pala kosovare vazhdimisht është treguar konstruktive gjatë dialogut me Serbinë, njëkohësisht është pajtuar edhe me obligimet që kanë ardhur nga marrëveshjet e nënshkruara më parë në mes dy shteteve”, thotë ai.

Lidhur me hapat e Kosovës për deeskalim të situatës në veri, derisa në anën tjetër nga BE po vazhdojnë masat e marra ndaj Kosovës, ai vlerëson se zgjedhjet që do të mbahen janë mundësi e mirë që serbët t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre, teksa shton se ruajtja e sovranitetit dhe integritetit është sfidë që qeveria I bëri ballë.

“Mbajtja e zgjedhjeve në katër komunat veriore, është mundësi e mirë që serbët lokalë t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre, pa qenë në presion nga bandat që kanë operuar deri më tani në atë pjesë. Ruajtja e sovranitetit të Kosovës dhe integritetit territorial, është sfida të cilën kjo qeveri përkundër presioneve të mëdha i ka bërë ballë. Simbolet shtetërore në ato komuna, edhe pse duken simbolike, janë shenjë që shteti është duke u shtrirë edhe në atë pjesë, potencon deputeti i VV-së për Gazeta Blic.

Sipas tij, BE kërkon partner serioz e solid dhe Kosova është në atë rrugë, ku sundon rendi e ligji.

“Ajo që e di është se Bashkimi Evropian kërkon partner serioz e solid, me shtete ku sundon rendi dhe ligji, e që Kosova fatmirësisht është në atë rrugë”, deklaron deputeti Gramos Agusholli./Gazeta Blic/

 

PDK dhe LDK kritika Qeverisë: U zmbraps me katër hapat e marrëveshjes – çka do të ndodhë pas verës, po Asociacioni?

 

Kurti në ‘Twitter’ konfirmon reduktimin prej 25% të policisë në tri komunat veriore, radha për zgjedhjet e jashtëzakonshme