Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Hydajet Hyseni, i ka komentuar zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.
Hyseni tha në Klan Kosova se Serbia nuk mund ta ndryshojnë realitetin.
“Sikleti është tek ajo që e shohin se nuk mund ta ndryshojnë realitetin e Kosovës. Shqiponja e vogël e dikurshme e Kosovës ka dal prej gëzhojës siç thoshte Adem Demaçi, dhe s’mund të kthehet më në gëzhojë. Duhet të kuptohet njëherë e përgjithmonë”- tha Hyseni.
Gjatë së dielës në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ka pasur tensione për shkak të vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet e identifikimit.
Nga ana e serbëve ishin vendosur barrikadat në afërsi të këtyre dy pikave.
Pas pezullimit për 30 ditë nga ana e Qeverisë së Kosovës të kësaj mase, sot janë larguar barrikadat dhe raportohet situatë më të qetë.


