Lajme

Deputeti i VV-së: Plani franko-gjerman është një piknisje e mirë, të gjitha pikat që përfshihen aty duhet të diskutohen!

02/09/2023 17:51
nga:Y I

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka thënë se plani franko-gjerman është një piknisje e mirë.

Basha ka theksuar se të gjitha pikat që janë të përfshira aty duhet të diskutohen.

“Prej shtatorit kryeministri ka thënë se plani frako-gjerman është pranua si piknisje dhe jo si përfundim. Plani franko-gjerman është një piknisje e mirë dhe po besoj që pikat që janë brenda ty janë të radhitura dhe duhet të diskutohen të gjitha, përfshi këtu edhe njohja. Asociacioni është nënpika e pikës 10, për shkak se pika 10 flet për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve. Problemin që e kam përsërit disa herë është se nuk mundesh me nda një nënpikë të pikës 10 të një plani 10 pikësh me ba temë dhe me zgjidh atë para pikave të tjera. Kur flasim për një marrëveshje gjithpërfshirëse atu duhet të flasim për të gjitha. Si piknisje është plani franko-gjerman me të gjitha pikat “

Basha tutje ka theksuar se Asociacioni nuk duhet të jetë prioritet, prioritet duhet të jenë të pagjeturit.

“Unë po besoj, edhe të gjithë deputetët e Kuvendit, por edhe Qeveria nuk mendon se Asociaciacioni është prioritet mbi të gjitha pikat e tjera, unë e kam thënë se nëse flasim për një prioritet atëherë prioritet duhet të jenë  të pagjeturit” tha Basha për “Gazeta Blic”.