Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka quajtur opozitë koti opozitën e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Reagimi i tij vjen pas takimit të LDK-së të mbajtur sot me gazetarë e analistë, për iniciativën për të dalë nga kriza.
Rexhaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kur nuk të pranon qytetari, nuk mund të shkosh poshtë, prandaj zgjedh rrugën e tretë, rrufë shterpë.
Postimi i tij i plotë:
Kur nuk të pranon qytetari, nuk mund të shkosh poshtë prandaj zgjedh rrugën e tretë, rrugë shterpë. Rrugë të cilën opozita e ka bërë përherë!
Opozitë koti!


