Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka reaguar për përgjimet e Mimoza Kusarit me Slavko Simiq, derisa ka thënë se episodi i dytë i Buzhalës për këto përgjime, tregon se incizimi është bërë nga Slavko Simiq me qëllim që ato t’i përdorë për shantazh, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo është metodë e njohur e Listës Serbe dhe BIA-s.
Ai shton se Kusari e shpërfill kërcënimin e Simiqit se do ta publikojë këtë inicizim.
Postimi i tij i plotë:
Episodi i dytë i Berat Buzhalës i ka 22 minuta e 48 sekonda. Prej të cilave në vetëm rreth 25 sekonda dëgjohet Mimoza duke folur edhe atë në shumicën e rasteve duke bërë pyetje. Pjesa tjetër, Berati duke provuar t’i jep drejtim fjalëve të Slavkos Simiqit, që i merr si të vërteta të padiskutueshme.
Ky episod na e bën të qartë që audio-incizimi është bërë nga Slavko Simiq me qëllim që ato t’i përdorë për shantazh. E kur shantazhi nuk ka sukses, ato të publikohen me qëllim diskreditimit. Metodë kjo e njohur e Listës Serbe dhe BIA-s. Fakti që është publikuar audio-incizimi, është dëshmi që shantazhi nuk ka funksionuar. Fakti që janë publikuar te Berati është dëshmi e bashkëpunimit mes tyre.
E vetmja dëshmi që na është prezantuar se Mimoza kinse ka folur me Radojiçiqin pesë herë, janë fjalët e Slavkos, i cili qartazi flet në funksion të përgjigjimit.
Në bisedë, Mimoza praktikisht kërcënohet nga Slavko me idenë se biseda që po e zhvillojnë do të mund të publikohej në media me ç’rast, do t’i thyhej koka, jo vetëm Mimozës, por krejt VETËVENDOSJE!s! (minuta e 5.48 deri 6.04). Mimoza,pra e shpërfillë tërësisht këtë kërcënim.
Berati i vë në shërbim të gjithë audiencën e tij dhe të portalit të tij, Radojiçiqit duke ia transmetuar letrën e tij. Pra, ofron hapësirë të madhe mediatike fjalëve të Radijçiqit në të cilin ai e paraqet veten si viktimë dhe subjekt persekutimi.
Në mënyrë të qëllimshme përfshihet pjesa që kinse Radoiçiqit thotë se dëmin më të madh ia ka shkaktuar PDK-ja. Haptazi përpjekje për ta ndrruar në publik përshtypjen për raportet e tyre. Pa PDK-në në pushtet, Radoijçiqi nuk do të kishte mundësi të jetë i pushtetshëm në veri, e as PDK nuk do të qeveriste prej Prishtinës. Pra duke e kritikuar PDK-në, po i shërben PDK-së.
Në video, Berati e akuzon Mimozën për çka nuk ka thënë, jo për çka ka thënë. Sepse, ajo nuk i është përgjigjur Slavkos sipas preferencave të Beratit.


