Lajme

Deputeti i VV-së për krizën energjetike: Duhet të merren masa ndaj sabotuesve në KEK

12/15/2021 13:00
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas rënies së termoncentralit Kosova B, raporton Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se dikush brenda KEK-ut qëllimisht po saboton.

“Duhet të merren masa ndaj sabotuesve në KEK. Duhet spastrim i pamëshirshëm dhe i menjëhershëm”, ka shkruar ai.

Gjatë ditës ka reaguar edhe KEK-u përmes një njoftimi të lëshuar për media.

Korporata Energjetike e Kosovës ka konfirmuar se aktualisht për shkak të një problemi me rrjedhje nuk janë në funksion dy blloqe të termocentralit “Kosova B”.

Aktulisht sipas tyre në prodhim janë vetëm tre blloqe A3,A4 dhe A5 me 390 megavatë për orë.

Kjo është edhe arsyeja pse është ndalur furnizimi me avull për Termokosin dhe qytetarët e Prishtinës kanë mbetur pa ngrohje.Sipas KEK-ut ky problem do të rregullohet të enjten në mëngjes.

“Sido qe te jete, për shkak te nje rrjedhje ne kaldajën e njesinë B1, ishim të detyruar të ndalim edhe këtë në mesnate. Ekipet e specializuara kane filluar menjëherë përgatitjet per intervenim në sanimin e gjendjes. Sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim neser në mengjes, me 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet per furnizimin e Termokosit me avull per ngrohje qendrore”, thuhet në njoftim.

“Termokos” ndal ngrohjen, pasi s’mund të furnizohet me avull nga KEK-u