Sipas sondazhit të fundit të publikuar nga kompania UBO Consulting ka disa ndryshime në përqindje.
Lëvizja Vetëvendosje ka shkuar në kuaotën 49.5%, Partia Demokratike e Kosovës 17.1% dhe LDK-ja ka rënie në 16%.
Në lidhje me të dhënat e këtij sondazhi kanë folur për “Gazeta Blic” nga Lëvizja Vetëvendosje.
Deputeti i këtij subjekti politik, Gramoz Agusholli, tha se një rezultat i tillë ka qenë i pritur për ata madje thotë me t’u afruar zgjedhjet rezultati do të thellohet edhe më shumë.
“Nuk po shoh diçka që nuk e kemi dite as nuk e kemi prit. Bile duke u afruar zgjedhjet unë besoj që edhe do të thellohet rezultati edhe me shumë.Fillimisht, opozita duhet të pranojë këtë fakt dhe të marrë përgjegjësinë për dëmet që kanë sjellë në shtet gjatë qeverisjes së tyre. Pastaj, është e nevojshme që të vijnë njerëz të rinj dhe të ndryshohet strategjia, megjithëse besoj se ky proces mund të zgjasë disa vite” tha Agusholli për “Gazeta Blic”.
Ai potencoi se qeveria gjatë këij mandati ka bërë punë të mira dhe ka menaxhuar situata të vështira.
Agusholli tha se ky rezultat në sondazhe reflekton faktin se ky legjislacion nuk ka abuzuar me paratë publike
“Qeveria gjatë këtij mandati ka bërë punë të mira dhe ka menaxhuar situata të vështira. A ka vend për përmirësime dhe për të bërë më shumë? Absolutisht.Megjithatë, unë besoj se këto rezultate reflektojnë faktin se ky legjislacion nuk ka abuzuar me paratë publike dhe nuk ka vjedhur.Populli ynë është lodhur nga vjedhjet sistematike në të kaluarën, prandaj ky ndryshim ka qenë shumë i nevojshem dhe si duket do të zgjasë për një kohë te gjatë” deklaroi Agusholli në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”
Sondazhi i kryer në kuadër të omnibusit të rregullt, është realizuar para urdhrit të Qeverisë për tokat e manastirit të Deçanit dhe para se PDK-ja ta shpallte Bedri Hamzën kandidat për kryeministër.
Gramoz Agusholli, LVV
/Gazeta Blic/
Sondazhi i fundit i UBO-s: VV-ja 49%, PDK-ja 17% dhe LDK-ja 16