Lajme

Deputeti i VV-së: Partitë opozitare duhet të jenë unike në qëndrimin për shpërbërjen e Kuvendit!

05/21/2024 13:09
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, zhvilloi takim disa ditë më parë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Pas takimit, kryetari i PDK-së ,deklaroi se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme.

Ndërsa kryeministri u shpreh se janë të gatshëm të diskutojnë edhe me partitë e tjera opozitare s’e kur mund të mbahen zgjedhjet.

“Që nga marsi i këtij viti nuk mund të themi që zgjedhjet janë çështje të viteve por të muajve…Jam i interesuar që të diskutojë se cilën stinë duhet të mbahet. Le ta bëjmë debatin ne kuadër të fushatës zgjedhore ndërkohë që jemi pajtuar se kur do të mbahen zgjedhjet. Duhet të diskutojmë me të gjitha subjektet politike dhe cila është data për të cilën do të pajtoheshim” deklaroi Kurti raporton Gazeta Blic.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës deklaruan se nuk e votojnë shpërbërjen e Kuvendit nëse Kurti nuk jep dorëheqjen.

Po pse nuk e votojnë shpërbërjen e kuvendit PDK dhe LVV pasi i kanë votat së bashku me minoritetet?

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Agon Batusha.

Batusha tha se partitë opozitare po kërkojnë zgjedhje të parakoshme dhe të njëjtat duhet të bëhen unike për të shpërndarë parlamentin.

“Partitë opozitare po kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe të njëjtat duhet të bëhen unike për me e shpërbë parlamentin. Vetëvendosje e ka këtë qëndrim që nëse ata bëhen njëjtë për ne s’ka problem i japim edhe ne votat edhe shpërbëjmë parlamentin. Përderisa s’ka unifim tek ta atëherë nuk është përgjegjësi e jona me shpërbë parlamentin për shkak se ne e kemi mandatin” tha Batusha në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic”.

Agon Batusha, LVV!

/Gazeta Blic/

Kurti pas takimit me Krasniqin: Diskutuam edhe për zgjedhje, i interesuar ta dijë cila është stina e përshtatshme për mbajtjen e tyre