Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka thënë se opozita me muaj të tërë e ka vajtuar me akuzën që kryeministri Kurti nuk po bashkëpunon me aleatët e Kosovës dhe që po rrezikon aleancat strategjike, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se tani që Kurti po punon me aleatët, opozita ka nisur vajin.
Ai ka pyetur se cili është qëndrimi i saj i vërtetë, derisa ka thënë se në Kosova ka vetëm opurtunistë dhe jo opozitë.
Po ashtu, ai ka thënë se ata i ka kapur grika se mos kryeministri Kurti po krijon aleancë me ndërkombëtarët për ta ruajtur Republikën dhe kushtetutën.
Postimi i tij i plotë:
Me muaj të tërë opozita ka vajtuar me akuzën që kryeministri Kurti nuk po bashkëpunon me aleatët e Kosovës dhe që po rrezikon aleancat strategjike. Tani që kryeministri po punon me aleatët ka nisur vaji tjetër. Hall me punu me aleatët dhe hall mos me punu. Opozitë, vendosni cili është qëndrimi juaj! Apo në Kosovë vërtet s’ka opozitë, por vetëm oportunistë. Apo mbase i ka kapur frika që kryeministri Kurti po krijon aleancë me ndërkombëtarët për ta ruajtur Republikën dhe kushtetutën? Flini rehat, asgjë që bie ndesh me kushtetutën, parimet tona, asgjë, as edhe një presje.


