Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, lidhur me mos-ekzekutimin e pagave të grevistëve të arsimit, ka thënë se Qeveria ka dy kërkesa ndaj tyre, dhe ajo më e rëndësishmja është për zëvendësimin e orëve.
Nagavci: Mësimdhënësit do të paguhen në avans brenda ditësh
Rexhaj në Prime Time, ka thënë se kjo duhet të ndodhë patjetër, pasi fëmijët kanë humbur shumë, raporton Gazeta10.
“Ne kemi vetëm dy kërkesa ndaj SBAShK-ut, dhe ajo më e rëndësishmja është zëvendësimi i orëve sepse fëmijët kanë humbur shumë. Nëse zotohen se orët zëvendësohen, automatikisht pagat avans do të jepen”, është shprehur ai.
Mos procedimi i pagës për mësimdhënësit, reagon këshilltari i Nagavcit


