Lajme

Deputeti i VV-së: Në disa lagje rryma ndalet deri në 6 orë, në disa të tjera fare – KEDS’i s’guxon të privilegjojë

12/23/2021 13:28
nga:M K

Deputeti nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar KEDS-in për sipas tij, qasjen e distribucionit në ndaljen e energjisë elektrike.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Bajqinovci ka thënë se nuk është e drejtë që në disa lagje rryma të ndalet deri në 6 orë, e në disa të tjera fare, përcjell GazetaBlic.

“Në disa lagje rryma ndalet deri në 6 orë në ditë, ndërsa kemi lagje ku energjia nuk ndalet fare”, ka shkruar mes tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/GazetaBlic/