Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ka thënë se Rama ka bërë gabim që e ka anuluar mbledhjen e dy qeverive, por që sipas tij gabim është edhe mos pritja e Ramës nga Kurti, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se gabimi nuk përmirësohet me gabim dhe nëse Rama ka gabuar, nuk duhet ta bëjë edhe Kurti atë gabim.
Postimi i tij i plotë:
Unë e kam thënë edhe më herët që kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka bërë shumë gabim në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, besoj që i kish kontribu në ecjen e situatës përpara dhe përmirësimin e gjendjes sikur të mbahej ai takim, mirëpo natyrisht mendoj që është edhe shumë e gabueshme mospritja e kryeministrit Rama nga kryeministri Kurti, për shkak që besoj se këto gjëra duhet të tejkalohen dhe gabimi nuk mund të përmirësohet me gabim, nëse ka gabuar kryeministri Edi Rama në Shqipëri, atëherë nuk duhet të gabojë kryeministri Kurti në Kosovë.


