Sot në Kuvendin e Kosovës është në ren dite ligji për pagën minimale, në të cilën nuk janë të përfshirë veteranët e luftës, raporton Gazeta Blic.
Për këtë, veteranët kanë protestuar dhe kanë paralajmëruar sërish protesta.
Kundër mos përfshirjes së veteranëve në këtë ligj janë edhe partitë opozitare.
Përpos tyre, kundër është edhe deputeti i VV-së, Fatmir Humolli.
Kështu ka bërë të ditur ai për Gazeta Blic, derisa ka thënë se do të votojë kundër këtij ligji, teksa ka shtuar se qeveria duhet t’i pastrojë listat e veteranëve.
“Jo nuk do të votoj. Veteranët duhet të jenë pjesë e pagës minimale. Qeveria duhet të punojë për pastrim të listës, kjo nuk është obligim i Shoqatës së Veteranëve”, ka thënë Humolli./Gazeta Blic/


