Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati për mungesë kreativiteti në realizimin e projektligjit për Buxhetin e vitit 2021.
Humolli, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se “mungesa e kreativitetit” të ministrit Murati ndërlidhet me pamundësinë e krijimit të një buxheti zhvillimor, e jo një buxheti të mbijetesës, siç e ka quajtur Humolli atë të propozuar nga Ministria e Financave.
“E uroj ministrin për një projekt-buxhet të mbijetesës më të mirin e mundshëm që është bërë deri tash. E ka bërë mirë, mirëpo kreativiteti i ka munguar shumë për të bërë një buxhet zhvillimor dhe arsyeja është që nuk e ka pasur parasysh që ne e kemi një Gjykatë Speciale të Hagës që është pengesë për investime ndërkombëtare, sepse asnjë investitor nuk do të na besojë që një vend që ka një Gjykatë jashtë vendit, mund të ketë gjykim të drejtë në vendin tonë”, tha Humolli.
“Këtu, qeveria duhet të marrë masa në institucionet e Kosovës për të punuar në zhvillim të përshpejtuar”, ka thënë ai.