Lajme

Deputeti i VV-së kërkon koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

11/22/2022 15:21
nga:Genita C

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka kërkuar koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Rrahmani ka shpalosur qëndrimin për bashkëpunim të Qeverisë së Kosovës me ShBA-të gjatë kohë së krizës në veri.

“Koordinim i plotë me SHBA-të!”, ka shkruar Rrahmani.

Eman Rrahmani herë pas herë ka pasur qëndrime më ndryshe nga linja e partisë së tij. Madje, ai ishte njëri ndër deputetët që kishte votuar kundër projekt-kodit civil, që parashihte bashkësitë civile të seksit të njëjtë.