Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka folur ka folur për kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nesër mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar.
Batusha tha se kërcënime të tilla janë ‘bllof për konsum të brendshëm dhe presion ndërkombëtarëve’
“Bllof, per konsum te brendshme dhe presion nderkombetareve” tha Batusha për “Gazeta Blic”.

Agon Batusha, LVV!
Mediat serbe kanë raportuar në lidhje me konferencën për media që pritet të mbajë sot në ora 18:00, Aleksandër Vuçiq.
Shpallja e Kosovës ‘territor i pushtuar’ është një prej opsioneve që sipas tyre do të shqyrtohen nga Vuçiq.
”Në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë, që sjell pasoja të shumta, duke përfshirë përgatitjet për kthimin e zonave të okupuara, për shkak të terrorit me të cilin po përballet populli ynë në Kosovë dhe Metohi prej vitesh dhe që është përshkallëzuar ditët e fundit”, raportojnë mediat serbe.
/Gazeta Blic/
Mediat serbe: Vuçiq nesër mund ta shpallë Kosovën “një territor të pushtuar”


