Lajme

Deputeti i VV-së: Jemi të gatshëm qysh nesër për zgjedhje, por s’mund të mbahen kur të do opozita

01/04/2024 14:17
nga:Y I

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shprehet i bindur se në vitin 2024 do të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë.

Me këtë deklaratë të tij, nuk po pajtohet deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.

Ai për Front Online ka thënë që zgjedhjet nuk mund të bëhen kur dëshiron opozita.

Megjithatë ai thotë që janë të gatshëm për zgjedhje, por ai shprehet i bindur që mandatin do ta çojnë deri në fund.

“Lëvizja Vetëvendosje ka mandatin prej qytetarit për katër vite në udhëheqje dhe sigurisht atë duhet ta respektojë, mandati jonë përfundon me katër vite qeverisje dhe atëherë duhet të shkojë në zgjedhje. Zgjedhjet nuk mund të bëhen kur ka dëshirë opozita apo kushdo qoftë, ne jemi të gatshëm për zgjedhje qysh edhe nesër, mirëpo ne do të shkojmë atëherë kur na përfundon mandati”, u shpreh ai.