Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Halil Thaçi, në një intervistë për Gazeta Blic thotë se SHBA e ka mbështetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai thekson se presidenti serb Aleksander Vuçiç nuk është i gatshëm për marrëveshje dhe se zgjedhjet në Serbi ishin të manipuluara.
“SHBA e ka mbështetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, siç po shihet Serbia, respektivisht Aleksander Vuçiç nuk është i gatshëm të bëjë marrëveshje me Kosovën, nuk është i gatshëm t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara, prandaj ne kemi një Aleksander Vuçiç, një ish ministër të diktaktorit Sllobodan Millosheviç, që në fakt unë personalisht nuk pres diçka të mirë, diçka pozitive, është parë me zgjedhjet e fundit në Serbi të cilat ishin të manipuluara”, shprehet ai për GazetaBlic.
Duke folur për mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme këtë vit, deputeti i VV-së thotë se partia të cilës i takon është gjithmonë e gatshme për zgjedhje, duke shtuar se me punën që po bën Qeveria, VV në zgjedhjet e ardhshme do t’i marrë 60 % të votave.
“Vetëvendosja është gjithmonë e gatshme për zgjedhje, natyrisht që nuk na duhet të kemi zgjedhje, ne po vazhdojmë të punojmë, kryeministri, ministrat dhe kuvendi po vazhdojmë të punojmë punën tonë, jemi të gatshëm çdo moment të shkojmë në zgjedhje, nuk shoh të paktën deri në fundin e këtij viti që do të këtë zgjedhje. Më punën që po e bën Qeveria Kurti dhe ministrat e qeverisë, unë jam i bindur bashkë me ndihmën e diasporës se do të arrijmë 60 % të totalit të votave”, u shpreh ai për GazetaBlic.
Ai foli edhe për koalicionin AAK-Nisma, për të cilin thotë se është për t’i shpëtuar pragut./Gazeta Blic/