Deputeti i VV-së, Agon Batusha e ka quajtur të papranueshme siç ka shkruar ai qasjen dhe gjuhën seksite të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, ndaj presidentes Osmani, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kur ajo e përdorë këtë gjuhë, lufta ndaj femicidit për këtë deputete përfundon në një fasadë.
Postimi i tij i plotë:
Kjo qasje dhe kjo gjuhë seksiste është e papranueshme.
Kur një grua përfaqësuese (deputete) përdorë këtë gjuhë ndaj një grua tjetër që është Presidente, lufta ndaj femicidit për këtë deputete përfundon në një fasadë.


