Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur se kandidati i tyre Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ri i Kosovës.
Në lidhje me deklaratën e Çitakut janë deklaruar për “Gazeta Blic” nga Lëvizja Vetëvendosje.
Deputeti i kësaj partie, Gramoz Agusholli, tha se megjithëse gëzon konsideratë për Bedri Hamzën nuk e sheh si kryeministër të ardhshëm të Kosovës.
Ai tha se edhe zgjedhjet e ardhshme pritet të kenë rezultatin e njëjetë
“Unë kam konsideratë të veçantë per Bedri Hamzën si profesionist ne Ekonomi, gjithashtu besoj në aftesitë e tij menaxheriale në nivel komune, por nuk e shoh si kryeministër as atë si individ e as partinë e tij të paktën edhe për një kohë të gjatë. Unë konsideroj se zgjedhjet e ardhshme do ta kenë përafërsisht rezultatin e njëjtë” deklaroi Agusholli për “Gazeta Blic”.
Deputeti i pozitës tha se megjithëse partitë e vjetra mund të bëjnë fasadë duke zëvendësuar figurat qëndrore të tyre fatkeqësisht, sipas tij, ato janë të konsumuara.
“Partitë e vjetra janë munduar ta bejnë një fasadë (maske) duke hequr e zëvendesuar figurat qëndrore të tyre, por për fat të keq janë figura të konsumuara dhe une mendoj që janë ide të vjetruara” deklaroi Agusholli në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic”.
Gramoz Agusholli!
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se në bazë të matjeve që i kanë bërë në terren, Hamza do ta marrë mandatin e të parit të vendit.
“Unë e them me përgjegjësi të plotë që Bedri Hamza do të jetë mandatar, dhe do të krijojë shumicën e re parlamentare pas zgjedhjeve të cilat ne presim të mbahen shumë shpejt.Nuk kemi asnjë marrëveshje koalicioni mirëpo ne jemi në garë për vendin e parë, nuk po e them këtë me arrogancë se e thashë në fillim se në demokraci edh nëse i fiton krejt duhesh me nda edhe duhesh me qenë gjithëpërfshirës.Mirëpo, në bazë të takimeve që kemi, kontakteve që i kemi, dhe nuk po flas thjesht me instinktin prej politikaneje, por edhe me matje që i kemi bërë dhe jemi duke i bërë, Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës” deklaroi Çitaku raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
Çitaku: Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës