Lajme

Deputeti i VV-së fotografoi Abdixhikun në kafene, vjen reagimi nga LDK

06/23/2022 16:37
nga:G B

Deputeti i VV, Luan Aliu sot publikoi një fotografi të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në njërën prej kafeneve të Prishtinës, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se Abdixhiku është aty, në vend se të ishte në Kuvend ku po mbahej seanca.

Pas kësaj ka reaguar zyrtari i LDK-së, Xhafer Tahiri, i cili ka thënë se pasi Abdixhiku doli si lideri më i vlerësuari nga qytetarët e Kosovës, Kurti i ka vendosur deputetët që ta përcjellin liderin e LDK-së./Gazeta Blic/