Lajme

Deputeti i VV-së e jep lajmin: Shumë shpejt do të rikthehet Kosova B

01/21/2022 00:03
nga:Gazeta Blic

Deputeti i VV-së, Arban Abrashi tha Kosova B shumë shpejt do të rikthehet në funksionim.

Abrashi në ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se nuk e dinë kohën saktë se kur do të rikthehet Kosova B, mirëpo sipas tij, aq më shpejtë do të ishte më mirë për tejkalimin e situatës që ndodhemi.

“Me informacionet të cilat i kam nga diskutimet në Kuvend është që është gati në përfundim procesi i rikthimit në kapacitet të plota të Kosova B. Pra, shumë shpejt, nuk e di saktë kohën kur, por janë duke punuar intensivisht që të sanohen dëmet që janë bërë. Uroj që kjo të mos zgjatet shumë se pastaj do ta kemi më lehtë ta kalojmë këtë situatë.

Mbi bazën e asaj që u informova shumë shpejt edhe do të kemi rikthim të Kosova B”, tha Abrashi.