Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka kritikuar KFOR-in që po e vonon intervenimin në Veri për t’i larguar barrikadat.
Sipas Rrustemit krimi dhe paligjshmëria nuk mund të negociohen, duke i’u referuar deklaratave të KFOR se kjo çështje duuhet të zgjidhet me dialog.
Tutje ai thotë se barrikadat duhet të hiqen sa më parë nga Policia e Kosovës sepse i ka të gjitha kapacitetet per ta bere kete gjë.
Postimi i plotë:
Duhet ta themi rendin e gjërave ndonëse ai është shumë i thjeshtë dhe i qartë:
1. Në Republikën e Kosovës janë bllokuar disa prej rrugëve nacionale. Dhe kjo është e paligjshme.
2. Këto barrikada janë vendosura nga struktura kriminale dhe të armatosura që dirigjohen direkt nga Beogradi, madje këtë edhe e kanë pranuar zyrtarisht.
3. KFOR ka kërkuar pak kohë nga institucionet e Republikës së Kosovës për t’i hequr këto barrikada të paligjshme.
4. Jemi në ditën e 14 dhe sot KFOR deklaron që kjo punë të zgjidhet me dialog.
Këto deklarata dhe kjo zhagitje vërtetë po bëhen të papranueshme dhe janë duke kaluar çdo pritje. Rendi dhe ligji duhet të mbizotërojë. Me krimin dhe paligjshmërinë nuk mund të negociohet. Barrikadat duhet të hiqen sa më parë dhe Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet ta bëjë këtë gjë.


