Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka reaguar ndaj raportimeve se për testimet për Urën e Ibrit janë dërguar kamionët e kompanisë “Bageri”, e cila është në pronësi të mikut të zëvendësministrit Hysen Durmishi.
Batusha ka shkruar se “dikur kamionët e Radoiçiqit i bllokonin rrugët në veri. Tash “kamionët e dostit të Durmishit” po e testojnë hapjen e urës për në veri”.