Lajme

Deputeti i VV: Këshilli Prokurorial është koka e krimit brenda sistemit prokurorial të Kosovës

04/07/2022 18:27
nga:Q R

“Duhet me sulmu nga koka se koka është e kalbur. KPK është koka e krimit brenda sistemit prokurorial të Kosovës”, ka thënë deputeti Dimal Basha, në një reagim në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se nuk po tentojnë të kapin institucionin e Prokurorisë por po bëjnë propozime për rregullimin e sistemit të drejtësisë.

Komentet e Bashës janë bërë në seancën kur po diskutohet për Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili rregullon përbërjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës.