Deputeti i Vetëvendosjes, Gramos Agusholli ka reaguar për herë të parë në debatin e Politikos në Kanal10 lidhur me votën e tij kundër Projektkodit Civil.
Agusholli e ka quajtur parimore votën e tij kundër këtij Kodi Civil, ashtu siç është parimore për deputetët që kanë votuar për miratimin e tij.
“Deputeti nuk bën kurgjo tjetër vetëm e përfaqëson vullnetin e votuesit të tij. Une kam votu në këtë mënyrë. Vota ime KUNDER, është qaq parimore sa vota e kolegëve që kanë votu PRO. Pajtohna me Dimalin, debati në grupin parlamentarë ka qenë shumë i civilizum dhe aspak kërcenues nga ana e Kryeministrit, ashtu qysh po mundohen me e paraqitë.”, ka thënë Agusholli për Kanal10.
Agusholli ka komentuar edhe deklaratët e panelistëve në studion e Politiko të Kanal10 ku po dsikutohet për Qeverinë Kurti 2.
“Halili na tha kjo është tradhëti kombëtarë. Spo di a ka kryqezim ma t’madh e linçim ma tmadh që mundet me ju bo një deputeti që ka votu në bazë të vullnetit të tij”, ka thënë më tej deputeti i VV-së për Kanal10.


