Lajme

Deputeti i PDK-së: S’e votoj asnjë kandidat të LVV-së, janë shkelës të Kushtetutës!

08/19/2025 17:33
nga:Y I

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka dhënë një deklaratë të prerë në Kosova Live lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në seancën e nesërme.

Ai tha se, ndonëse PDK-ja si parti ende nuk ka marrë një qëndrim zyrtar, personalisht është i vendosur të mos e mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes.

“Unë si Nait Hasani nuk e votoj asnjë deputet të VV-së, sepse ata janë shkelës të Kushtetutës”, deklaroi ai, duke e theksuar disa herë qëndrimin e tij.

Sipas Hasanit, vendimet e fundit të Vetëvendosjes kanë dëshmuar, siç u shpreh ai, mosrespektim të normave kushtetuese, gjë që e bën të papranueshme votën e tij për ndonjë emër të propozuar nga kjo parti.