Lajme

Deputeti i PDK-së me akuza ndaj Arben Vitisë: Po fshihen viktimat e COVID-19, numri i të vdekurve është edhe më i madh

05/24/2021 13:27
nga:Gazeta Blic

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, ka deklaruar se nuk po përfshihen në regjistrat e të vdekurve të gjithë ata që po vdesin nga COVID-19.

Ai ka thënë se familjarët e pacientëve kanë raportuar se ata nuk po përfshihen në këto statistika.

“Për mua është e rëndësishme raportimi i institucioneve publike. Shqetësuese mbesin raportimet e qytetarëve të cilët tregojnë që familjarët e tyre hospitalizohen si pasojë e COVID-19, pas 3-4 jave edhe ndërrojnë jetë por nuk identifikohen në regjistrin e të vdekurve”, ka thënë ai.

Haxhiu është shprehur se ka tendencë të mashtrimit të opinionit, pasi që sipas raportimeve të qytetarëve, numri i vdekjeve është shumë më i madh.

“Ka një tendencë të mashtrimit të opinionit sepse numri i vdekjeve është shumë më i madh sipas raportimeve të qytetarëve. Një pacientë që ka qenë me COVID dhe është hospitalizuar në Klinikën Infektive, por që pas disa jave ka ndërruar jetë në intensivë, nuk është identifikuar në regjistrin e të vdekurve nga COVID-19. Nuk luftohet pandemia duke fshehur viktimat”, ka shtuar ai, raporton express.

Tutje Haxhiu ka thënë se është e nevojshme që të bëhet një hetim parlamentar nga fillimi e deri në përfundim të pandemisë, përfshirë këtu edhe për keqpërdorimin me barna dhe produkte mjekësore.

Ndërsa, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetare e këtij komisioni, Fatmire Kollçaku, i ka thënë Haxhiut se kësisoj ai po i fajëson punëtorët shëndetësorë.

Ekskluzive| Dialogu Kosovë- Serbi, Kurti nesër takohet me LDK e AAK, PDK e refuzon takimin