Deputeti i PDK-së, Ferat Shala e ka akuzuar Qeverinë Kurti për bllokimin e projekteve të mëdha në fushën e energjisë.
Shala ka thënë se kryeministri Kurti është pjesë e mafisë energjetikës së Ballkanit duke mbrojtur interesat e tyre.
Njohësi i kësaj fushe thotë se Kurti përmes Rozeta Hajdarit dhe Artane Rizvanollit, ka bllokuar të gjitha nismat dhe projektet investive që hyjnë në fushën e energjisë.
“Që nga ardhja e VV-së në pushtet vërehet tendenca bllokuese ndaj çdo projekti të investimit në energji të ripërtritshme. Edhe pse si shtet, jemi të ballafaquar me mungesë të kapaciteteve prodhuese dhe sistemit të vjetërsuar, kjo nuk e ka zmbrapsur partinë në pushtet që të pengoj dhe bllokoj çdo lloj investimi në energji e sidomos në energji të pastër. Tanimë është e kuptueshme se nga ku e ka zanafillën ky obstruksion i dirigjuar dhe i kontrolluar nga mafia e energjisë, e cila tek ne prek edhe nivelet më të larta të pushtetit”, ka thënë ai.
24 vjeçari nga Kosova rrezikon dëbimin nga Zvicra për këtë arsye


