Lajme

Deputeti i PDK-së flet për takimin me ambasadorin Berishaj, tregon pse e publikoi fotografinë që bëri bujë

06/28/2024 07:58
nga:Sh R

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha i cili javën që shkoi bëri bujë me një fotografi që publikoi me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili dyshihet për shpëlarje parashë e keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Berisha tha se rregulli i parë është që kur shkon në një vend tjetër ta takosh ambasadorine e vendit tënd.

Ai tha se takimi me ambasadorin është detyrim dhe edukatë shtetërore

“Për ambasadorin e akuzuar për korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare mbetet prapë. Vazhdon ajo. Pse duhej ta mbaja fshehur nëse veç u takova me të. Gjëja më e ulët që e urrej tek njerëzit është hipokrizia. “, tha Berisha

Ai tha se votuesit e tij e njohin mirë atë dhe se ai punon 24 orë për Partinë Demokratike.

Berisha po ashtu tha se fotografia e tij u keqpërdor.

Deputeti Berisha tha se ambasadorin Berishaj e ka takuar në një simpozium dhe tregoi se me të njihet për kohë të gjatë.

“Kam qene edhe në varrim kur i ka vdekë nana. Ai ka qenë për babën. Kjo është ana njerëzore.”, tha ai.

Berisha tha se publikimi i fotografisë nuk do ta dëmtojë.

“Përkundrazi elektorati im do ta shohë këtë si një gjest të dinjitetshëm. Unë kam kurajo ti them je ambasador dhe të respektojë për këtë. Në këtë fushë je ky dhe nuk të respektoj. Duhet me pas burrëri.”, tha Berisha. /ATV