Lajme

Deputeti i PDK-së e lavdëron Ramiz Lladrovcin, e cilëson si “personalitet të një rëndësie të veçantë”

11/25/2025 23:16
nga:Genita C

Rashit Qalaj, deputet i PDK-së, derisa foli për “disa probleme në degën në Drenas” gjatë procesit të zgjedhjeve lokale në tetor, tha se Ramiz Lladrovci ka fituar bindshëm atje.

Sipas Qalajt, Lladrovci është “personalitet i rëndësisë së veçantë për PDK-në dhe vendin”.

Ai shtoi se është bërë “një lloj tejkalimi i problemeve që kanë qenë” në degën e PDK-së në Drenas./express/