Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka reaguar pasi kolegët e tij prej Lëvizjes Vetëvendosje, dolën kundër projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Madje, ligjvënësi opozitar ka incizuar kolegët e pushtetit që ngritën dorën për ta kundërshtuar iniciativën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve nga Fondi Pensional.
Në videon e publikuar nga Kastrati, dëgjohet deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, duke i thënë atij të LVV-së, Jahja Kokaj se “profë, prej teje nuk e kam pritë”.
Një deklaratë e tillë vjen pasi Kokaj bashkë me ligjvënësit e tjerë të pushtetit votuan kundër Trustit.
Postimi i plotë:
KUSH ËSHTË KUNDËR?
TURP!
P. S.
( për këta vaji është ende 0.90 cent, nafta 1.15euro, 25kg mell 9 euro, etj, etj)


