Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, foli në lidhje me refuzimin e vizave që i’u janë bërë disa eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Berisha tha se ministrja Haxhiu foli me tone dhe tension në Kuvend pikërisht prej kësaj situate.
“Ministrja Albulena Haxhiu u tregua sot shumë e acaruar dhe e tensionuar që e ka përjetuar këtë situatë. Këta do të jenë të izoluar tërësisht nga SHBA-të, sepse këta kanë devijuar tërësisht nga gjithë ajo sfidë e procesit politik që kur kemi fillaur në vitin 88-89 gjatë luftës dhe deri ditën e sotme. Nuk mundet tani me ardhë një kastë njerëzish që se kanë asnjë kontribut në këtë fushë, që kanë defiçit patriotik për të qenë në anën e duhur të historisë kur Kosova ka patur nevojë për kete angazhim dhe tani na dalin dhe mohojnë gjithçka që është bërë, jemi dëshmitarë të mohimit edhe të Rambujesë edhe të Vjenës. Janë disa zotime dhe obligime që i kemi marrë nga Bashkësia Ndërkombëtare që ka asistuar në rrugtimin tonë dhe tani ne nuk mund të bëjmë kryeneqësi sepse nuk të lejojnë Bashkësia Ndërkombëtare ose të lejnë vetëm pastaj”
Berisha tha se kryeministri Kurti nuk mund t’i kthehet procesit sepse është peng.
Ai tha se kjo do të dëshmohet edhe nga historia raporton Gazeta Blic.
“Ky kryeministër duhet ti rikthehet procesit, megjithëse ky nuk mund ta bëjë se ky është peng, ta them me 1 milion përqind ka me dalë një ditë, historia ka me i dëshmu të gjitha.Sot jemi përballë një opinioni që krijohet përmes këtyre ushtarëve të fb por realiteti është i lexueshëm, kemi të bëjmë me një person që është peng edhe i kryementorëve të tij.Shikoni vetëm pak këshilltarët e tij dhe shikoni se kush janë ata këshilltarë, çfarë përfaqësojnë ata, prej nga vijnë. Pata unë një përballje me një këshilltar të jashtëm të tij, profesor që mbahet atje në Francë. Të fyhet lidershipi amerikan, është nonsens. Ti bahet karshillik SHBA-ve, për ne që kemi kalaur proçesin politik por edhe para lufte dhe pas lufte, kjo është fyerje, rrezik, alarm me dritë të kuqe se këty po instalohet një kastë njerëzish që po harrojnë se ekzistenca e Kosovës varet nga garanca e drejperdrejte që japin SHBA-të” deklaroi Berisha për “Gazeta Blic”


